Agamemnon

Si me i mbyllë sytë
Kur në këtë shtrat
Gjurmë ke gdhendë,
Agamemnon i dëshirës ?

N’antikë m’gjuajte
M’ktheve prap n’grotesken e pamundësisë
Me ken, ktu, tash, n’këtë kohë
Djepi i andrrës tande.

Hektorë të shumtë enden hijeve
Gjuetarë helenash a krijesash mitike
Agamemnon, ti dëgjoma thirrjen
Luftë mos iu shpall por as pa luftë mos më le.

Dhe prap mizor
Të dua.
Nga krijimi i universit,
Të njëjta kanë ngelë
Veç koha e dashnia.

Flu Mus

11.09.2017

Leave a comment